Të dielën ndryshon ora, Qeveria nuk vendosi të vazhdohet llogaritja verore

Shkup, 25 tetor – Më datën 30 të këtij muaji, do të ndryshojnë akrepat e orës. Do të fillojë përllogaritja e dimrit e kohës, informon Zhurnal.

Ora ndryshon gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, gjegjësisht mes datave 29-30, kur në ora 03:00, akrepat do të lëvizin prapa dhe ora do të bëhet 02:00.

Qeveria njëherë paralajmëroi mundësi që të mbahet llogaritja verore e kohës me qëllim që të kursehet me energjinë elektrike. Ministria e Ekonomisë ka bërë vlerësimet e nevojshme së bashku me Byronë për Metrologji. Çfarë vlerësime kanë bërë ende nuk është e ditur, por nga Qeveria paraljmërojnë detaje lidhur me këtë çështje.

Përllogaritja verore është vendosur me qëllim që të rritet produktiviteti i punës gjatë ditës. Llogaritja normale është ajo e dimrit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet