Duke thënë se ASH-ja është distancuar me kohë nga VMRO-DPMNE-ja, kreu i Gostivarit dhe u.d kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari po tenton të fshehë koalicionin dhe shpërblimet që ai me të ardhur në komunë i dha VMRO-DPMNE-së.
“Jemi distancuar nga politikat e VMRO-së, sepse kishim një bashkëpunim në qytetin e Shkupit, ku gabuam, por e kishim marrëveshje politike për zgjedhjet lokale”, tha mes tjerash Taravari.
Megjithatë, ai e ka pranuar se kolicioni me VMRO-në është gabim, por këtë gabim po vazhdon ta bëj ai vet në komunën e Gostivarit ku partner koalicioni në këshillin Komunal i ka këshilltarët e VMRO-së, parti e cila ka marrë disa poste udhëheqëse të rëndësishme me të vetmin qëllim, mbajtjen gjallë të ASH-së në këshillin komunal.


