Arben Taravari ishte ndër zyrtarët e vetëm që insistonte të bënte koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe nga të vetmit që asnjëherë nuk e prishi jaraninë me partinë e Mickoskit në nivel lokal edhe pse kryesia e partisë kishte marrë vendim që në nivel republikan koalicioni me VMRO-në të prishet e solli Aleancën për Shqiptarët buzë greminës dhe fundosjes.
Për të forcuar dhe zgjëruar këtë koalicion, ishte e nevojshme që Ziadin Sela të shkarkohet nga posti i kryetarit dhe kjo ndodhi.
Sot, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe dorëheqje nga posti i kryetarit me ç’rast i hapi rrugën me shumë gjasë Taravarit i cili do e pasojë Selën në postin e të parit të partisë të zgjërojë dhe forcojë koalicionin.
Krejt në fund, shtrohet pyetja, a ishte gjithçka e planifikuar, a punoi Taravari në favor të VMRO-së dhe në dëm të ASH-së në Tetovë me të vetmin qëllim shkarkimin e Selës? Kjo mbetet të shihet.


