Taravari më në fund e fitoi Ziadin Selën

Aleanca për Shqiptarët sot do ta mbajë Kuvendin qendror të partisë në Shkup, ku do të konfirmohet dorëheqja e Zijadin Selës dhe më pas edhe zgjedhja e Arben Taravarit në krye të kësaj partie e me çrast edhe do ndodh rrëmbimi i Aleancës për Shqiptarët nga ana e Taravarit, e njëherit edhe fitore e Taravarit ndaj Ziadin Selës, të cilit po ja merr partinë të cilën ai e themeloi me shumë sakrifica.

Në Kuvend duhet të zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët që me këtë rast do jetë Arben Taravari i cili njëherit edhe do të rrëmbejë partinë derisa në anën tjetër VMRO DPMNE dhe Hristijan Mickoski do jenë në festë pasiqë bashkëpunimi i tyre me Ziadin Selën ishte më i vështirë në krahasim me bashkëpunimin që kanë me Taravarin që është shumë funksional.

Sela më 21 gusht të këtij viti dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë mandat. Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç tha ai sipas statutit këtë të drejtë e ka vetëm dy herë. Sela u rizgjodh si personi i parë i ASH në Kongresin e mbajtur më 27 mars të këtij viti.

Gjithashtu, në Kuvend pritet të diskutohet edhe për dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet