Taravari dhe Kasami nuk guxojnë të shkarkojnë drejtorat e VMRO-së

Ka kaluar më shumë se një javë nga kur Aleanca për Shqiptarët zyrtarisht prishi koalicionin me VMRO-DPMNE-në e Hristian Mickoskit për arsye se kryetarja e Shkupit që kishte mbështetjen  e VMRO-së në Qytetin e Shkupit e shkarkoi pa asnjë konsulltë paraprake Zudi Enuzi Koka nga pozita e Drejtorit të Higjienës Komunale, njofton indeks.mk

Por vendimin për prishje të koalicionit vazhdon të mos e respektojë, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili përpos tre drejtorëve, VMRO-së në Gostivarë i ka besuar edhe postin sekretar i Komunës së Gostivarit.

Në të njëjtën rrugë sikurse Taravari është edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili sipas informacioneve, kuadrin e VMRO-së e ka emëruar drejtor të Ndërmarrjes Publike Parkingjet e Qytetit.

Kujtojmë, edhe pse u prish koalicioni, ASH-VMRO në qytetin e Shkupit ende nuk ka dhënë dorëheqje as nënkryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi e cila poashtu vjen nga Aleanca për Shqiptarët./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet