Talat Xhaferi ka pranuar të gjitha propozimet për ministra dhe zv/ministra nga partitë politike

Mandatari i qeverisë së ardhshme kalimtare Talat Xhaferi i ka pranuar të gjitha propozimet nga partitë politike për ministra dhe zëvendësministra dhe pritet që t’ia dorëzojë kryetarit të Kuvendit.

Me këtë hapet rruga për thirrjen e seancës plenare për zgjedhjen e qeverisë së re. Sipas paralajmërimeve, seanca duhet të mbahet të dielën, por nga Pres shërbimi i Kuvendit informacione më të detajuara për terminin e mbajtjes së seancës paralajmërojnë për nesër pasdite.

Sot, pasi Kuvendi konstatoi dorëheqjen e kryetarit të deritashëm të Kuvendit Talat Xhaferi, presidenti Stevo Pendarovski ia dorëzoi mandatin për përbërjen e Qeverisë së ardhshme mandatarit Xhaferi.

Qeveria kalimtare zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve të caktuara për më 8 maj dhe do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet