Takim, Selami-Zeneli: Shërbime më cilësore për qytetarët, interes parësor i dy institucioneve

Zv drejtori i drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami ka realizuar takim me zv drejtorin e Fondit pensional dhe invalidor Shaip Zeneli.

Selami mes tjerash ka shkruar:
Në ditën e fundit të javës së punës, në kuadër të agjendës, kisha nderin dhe kënaqësinë të realizoj takim pune me zëv.drejtorin e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të RMV-së, mikun tim Shaip Zeneli.

Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor, kanë shumë pika të përbashkëta të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve dhe përvojave në shume sfera, por më e rëndësishmja për dy institucionet është shërbime më cilësore për qytetarët tanë dhe çasje më të lehtë deri te shërbimet tona.
Shkëmbyem shumë ide, shumë përvoja organizative dhe menaxhuese, të cilat do të na ndihmojnë si institucione të njëjtat ti zbatojmë në institucionet ku jemi dhe pjesë të ekipit menaxhues.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet