“Fajet” quhet projekti muzikor që ka publikuar këngëtarja shqiptare, Lore.
Këngëtarja e talentuar këtë këngë e ka realizuar me hitbërësin dhe menaxheri i saj, Alban Kondi ku i ka shkruar tekstin dhe muzikën, ndërsa mix master nga Shpetim Saraçi dhe producenti Fabian Basha.
Lorè me zërin e saj të veçant ka kombinuar mjaft bukur interpretimin e saj me tekstin e këngës që ia vlen të dëgjoni.
Lorè cilësohet si një nga zërat e rinjë më të mërë shqiptare e me plot të ardhme.
Nëse ende nuk e keni kluar ju ftojmë ta dëgjoni këngën Fajet në linkun e më poshtëm, ku jo vetëm që do ta pëlqeni por edhe do të dashuroheni në zërin dhe këngën e saj.
Lorè, emri i vërtetë i të cilës është Lorela Karoshi, është një tjetër talenti i ri që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, duke rrëmbyer zemrat e të gjithëve me zerin e saj melodioz.
Kontakti i parë me skenën ka qëne në “talent-show” “The Voice of Albania” ku Lorè mundi të arrinte deri tek netet “live” me Elton Deda si mentor.