Stoltenberg flet për rritje të tensioneve dhe gatishmëri për shtim të trupave: KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse kërkohet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit të ministrave të Mbrojtjes ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë, duke thënë se në muajt e fundit kanë parë tensionim, ndërsa njoftoi se disa vende aleate kanë shprehur gatishmërinë të rrisin numrin e trupave në kuadër të KFOR-it.

Stoltenberg thekson se të gjitha palët duhet të sillen me përgjegjësi, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën.

“Në Kosovë, misioni KFOR i NATO-s ruan një mjedis të qetë dhe të sigurt në përputhje me mandatin e saj të OKB-së. Në muajt e fundit, ne kemi parë që tensionet të shpërthejnë në shumë raste. Të gjitha palët duhet të sillen me përgjegjësi, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e vetmja rrugë përpara. Dhe KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërkohet”, është shprehur ai, raporton Telegrafi.

Stoltenberg më tej thotë se NATO ka një histori të gjatë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa duke folur për sigurinë në Kosovë tha se kanë parë tensione të shtuara dhe jo vetëm lidhur me çështjen e targave.

“Ne ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj në Kosovë. Ne kemi prezencën tonë, misionin e KFOR-it në Kosovë. Aleatët janë të përkushtuar të vazhdojnë, të kontribuojnë me forca. Janë bërë disa njoftime të reja nga disa vende për të rritur mbështetjen për misionin tonë të KFOR-it.

Dhe ne kemi parë tensione të shtuara në Kosovë, jo vetëm lidhur me çështjen e targave. Dhe përsëri, ne shohim se si trupat e NATO-s, trupat e KFOR-it mbështesin përpjekjet e diplomatëve të BE-së për të bërë përparim në dialogun Prishtinë-Beograd…”, tha shefi i NATO-s. /Telegrafi/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet