Stevia alternativë më e shëndetshme se sheqeri i bardhë

Krejtësisht natyrale, Stevia mund të përdorët si alternativë e shëndetshme për ata të cilët i janë bashkangjitur tashmë trendit të fundit të ushqyerit të shëndetshëm

Shumë njerëz kanë ndaluar së përdoruri sheqerin e bardhë dhe e kanë ndërruar atë me Stevia.

Është alternativë më e mirë në sensin sepse nuk ka shumë kalori, nuk ndikon në nivelin e sheqerit dhe insulinës, apo nuk ndikon në prishjen e dhëmbëve pasi që nuk është e përpunuar industrialisht apo kimikisht si ëmbëltuesit artificialë.

Stevia është një barishte që vjen nga e njëjta familje si marulet dhe kultivohet në pyjet e Paraguaj. Edhe pse tani është rritur në mbarë botën. Stevia është përdorur për më shumë se 1500 vjet nga indianët vendas të Paraguajit.

Ëmbëlsia e Stevia është shumë e përqendruar, kështu që vetëm pak mjafton qe ju të ëmbëlsoheni. Një gjysmë lugë e vogël çaji ka të njëjtën ëmbëlsi si një filxhan sheqeri bardhë! Ajo siguron ëmbëlsinë që dëshironi njëkohësisht konsumoni shumë pak kalori.

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të përdorimit të saj: pluhur, gjethe dhe lëng. Nuk ka kalori, dhe indeksi glikemik është zero. Mendohet të ketë veti anti-bakteriale, antiseptike, antimikrobike, antioksiduese.

Është e njohur edhe për uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar në tretje, humbje peshe dhe mund të ndihmojë me lëkurën dhe dhëmbët.

Mbi të gjitha, Stevia  nuk ka efekte anësore të njohura. /Telegrafi/