Në Ohër sot do të realizohet demonstrimi i Stërvitjes së përbashkët Operative-teknike “HARPUN 2022” nga ana e pjesëtarëve të Njësisë speciale antiterroriste “Tigri” nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Aradhës speciale për luftë kundër terrorizmit nga MPB e Republikës së Bullgarisë, në bashkëveprim me Sektorin për njësi ajrore pranë MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Stërvitja, paralajmëruan nga MPB, do të mbahet në brigjet e Liqenit të Ohrit, deri tek Stacioni policor për Mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit”.
Kjo është stërvitja e dytë e përbashkët e llojit të këtillë për këtë vit, pas stërvitjes që u mbajt në qershor të këtij viti në Sofje.
Në stërvitje, kumtuan nga MPB, do të marrin pjesë delegacione të larta nga të dy ministritë, të kryesuara nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, Vencisllav Katinov.