Faqja ultra e njohur “World of statistics” publikoi të dhëna interesante për qytetet më të bukura në botë. Bukuria e një qyteti, natyrisht, është e pamundur të matet, por ekipi i WOS thotë se Venecia shënon më shumë se 83.3% në rezultatet e bukurisë.
Venecia pasohet nga Roma me 82% dhe Barcelona me 81.9%. Në vendin e katërt është Praga, dhe në vendin e pestë është Nju Jorku.
The world’s most beautiful cities (beauty score):
🇮🇹 Venice: 83.3%
🇮🇹 Rome: 82.0%
🇪🇸 Barcelona: 81.9%
🇨🇿 Prague: 78.7%
🇺🇸 New York: 77.7%
🇬🇷 Athens: 77.5%
🇭🇺 Budapest: 75.9%
🇦🇹 Vienna: 75.8%
🇫🇷 Bordeaux: 75.3%
🇮🇹 Milan: 75.1%
🇸🇪 Stockholm: 74.8%
🇫🇷 Paris: 74.7%
🇮🇹 Florence:…— World of Statistics (@stats_feed) September 18, 2023
Meqë ra fjala, vitin e ardhshëm, Venecia planifikon të prezantojë bileta prej 5 eurosh për udhëtarët njëditorë, pasi do të përpiqet të menaxhojë ardhjen e turistëve, njoftoi këshilli i qytetit. Bileta do të prezantohet provë për 30 ditë dhe fokusi do të jetë kryesisht në pushimet pranverore dhe fundjavat e verës, kur numri i turistëve është në kulmin e tij. Do të paguhet nga të gjithë vizitorët mbi moshën 14 vjeç.
Mbi-turizmi ka qenë prej kohësh një problem për qytetin e brishtë lagunor. Ekspertët e UNESCO-s rekomanduan në korrik që Venecia dhe laguna e saj të shtohen në listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar, duke argumentuar se Italia nuk po bën sa duhet për të mbrojtur qytetin nga efektet e ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv.



