Spitali i Kërçovës/ Grubi në Click plus: Kemi detektuar problematikat, po mbledhim fondet

Zëvendëskryeministri i pare, Artan Grubi ka folur në emisionin debativ “Click Plus” edhe për objektin e spitalit të Kërçovës i cili ende është në proces të ndërtimit.

Grubi tha se nga projektuesit janë kërkuar edhe tre million euro përveç gjashtë million eurove që janë dhënë sim jete fillestare për ndërtim.

“Kompania ka fonde në buxhetin e saj 6 milion për ndërtimin e spitalit. Tani, po kërkohen edhe 3 milion euro shtesë sepse paska projekti disa mangësi në projektim. Kam folur me kryetarin e Komunës së Kërçovës dhe me Ministrinë e Financave dhe do të kryhet, sepse janë detektuar tashmë problematikat”, deklaroi Grubi.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet