Sot në emisionin e mëngjesit në “Click21” i ftuar është ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, me të cilin biseduam për protestat aktuale dhe incidentet e tyre.
Spasovski tha se janë lënduar gjithsej 54 policë.
“Kanë qenë 47 policë të lënduar edhe atë në një ditë, përndryshe numri i përgjithshëm është 54 për të gjitha ditët që qytetarët po protestojnë”, tha Spasovski. Ai bëri thirrje për protesta paqësore demokratike. Sipas ministrit, dora e ngritur ndaj policisë është dorë e ngritur ndaj një shteti.