Në sallën e bukur të hotelit “Europahaus” në Vjenë do të promovohet sot në mbrëmje (e premte), më 4 nëntor, libri “Aktivitete letrare në Austri”, i publicistit dhe veprimtarit të njohur shqiptar, z. Hazir Mehmeti, njofton albinfo.at. Përveç promovimit të këtij libri, do të ketë edhe orë letrare, ku do të lexohen lexime letrare nga poetë dhe shkrimtarë të njohur shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri. Është bërë e ditur se në këtë manifestim letrar do të marrin pjesë edhe dy ambasadorët shqiptarë në Austri: Roland Bimo dhe Lulzim Pllana.
Ky aktivitet organizohet nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri, në kuadër të manifestimeve që organizohen për nder të festës së 28 Nëntorit.