Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të zhvillojnë seanca disa komisione

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet e mbrojtjes dhe sigurisë për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni Ligjvënës dhe Juridik.

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime në seancën e sotme duhet të vazhdojë debatin për propozimet për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në rendin e ditës të Komisionit për mbrojtje dhe siguri dhe ligjvënës është propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet