Sot, në Bojanë, mbahet Festivali tradicional i Rrushit

Sot mbahet Festivali tradicional i Rrushit të Bojanës, i gjashti deri më tash.
Në një njoftim përmes rrjetit social të Facebook-ut, organizatorët bëjnë të ditur se manifestimi në fshatin Bojanë të komunës së Sarajit, fillon në orën 15.00, i cili është i hapur për pjesëmarrje dhe gjykuar sipas edicioneve të deritashme, edhe sivjet do të përmbajë program të pasur kulturor-artistik dhe sigurisht, ekspozim të rrushit nga vetë prodhuesit.

Në pesë edicionet e mëparshme, ka arritur të mbledhë mijëra njerëz vullnetmirë dhe adhurues të turizmit të fshatit, afaristë, këngëtarë e shoqëri kulturo-artistike dhe sipërmarrës të ndryshëm, herë në cilësi të pjesëmarrësve e herë në cilësi të përkrahësve, duke krijuar laramani të profileve të njerëzve pjesëmarrës në Festival.

Festivali i Rrushit është aktivitet tradicional që ka ndihmuar vitet e fundit promovimin e vreshtarisë në Bojanë dhe zhvillimin e kësaj kulture bujqësore në masë të madhe. Bojanasit me dedikim të pashoq vazhdojnë të mbajnë dyert hapur për mysafirët anë e kënd vendit dhe rajonit. Ky fshat njihet për kultivimin e sortave “hambur” dhe “afusali”, që janë të njohur dhe mjaft të kërkuar në tregjet e Maqedonisë.

 

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet