Ekipi maqedonas në Komisionin bilateral multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore për këtë mëngjes ka caktuar brifing për media, pas së cilës, deklaratë do të japë edhe bashkëkryetari Dragi Gjorgiev. Sipas njoftimit zyrtar, temë e konferencës janë vendimet e miratuara të Komisionit për nderime të përbashkëta dhe rekomandimet për përmirësimin e teksteve të historisë për klasën e 6-të në Maqedoninë e Veriut dhe klasën e 5-të në Bullgari, transmeton Portalb.mk.
Edhe pse nuk thuhet shprehimisht, nga njoftimi duhet të konstatohet se ekipi maqedonas do t’i shpallë dhe sqarojë vendimet e marra deri më tani në komisionin dypalësh historiko-arsimor. Sipas Protokollit të nënshkruar më 17 korrik në Sofje nga ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, në afat prej një muaji nga nënshkrimi (i Protokollit) të dy vendet duhet të publikojnë në interent-faqe e të dyja qeverive, tashmë rekomandimet e miratuara nga puna paraprake e Komisionit të Përbashkët multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore. Ky afat është në përfundim e sipër.
Sipas informacioneve të disponueshme publikisht, bëhet fjalë për zgjidhje të dakorduara në komisionin historik në vitin 2019 për disa figura të mesjetës. Deri tani në media është raportuar se pëlqimi i referohet Shën Kirili dhe Metodit, shën Klementit, shën Naumit dhe mbretit Samuel.
Pas seances së mbajtur në korrik 2019, Qeveria njoftoi:
“Janë pranuar sugjerimet për nderim të përbashkët të këtyre personave nga historia jonë e përbashkët: shën. Kirili dhe Metodi, shën. Klimenti, shën. Naumi dhe mbreti Samuel. Të dyja palët pajtohentë promovojnë dhe të harmonizojnë datat dhe festimet e përbashkëta në afat sa më të shkurtës. Gjatë çdo nderimi zyrtar të këtyre personave duhet të shënohet qartë e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët”.
Pranohen parimet dhe vërejtjet e përbashkëta për përmbajtjen e teksteve për klasën e V-të në Republikën e Bullgarisë dhe për klasën e VI-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Parahistoria dhe Historia antike). Mbështetet propozimi i Komisionit për rishikimin e materialit mësimor në tekstet shkollore për klasën e VI në Republikën e Bullgarisë dhe për klasën e VII në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Mesjetë) deri në fund të vitit 2019.
Për shkak të vetos nga Bullgaria dhe tensionit në marrëdhëniet dypalëshe, këto konkluzione nuk u zbatuan.
Bullgaria ishte kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.
Ndërkohë më 19 korrik të këtij viti, Bullgaria tërhoqi veton dhe pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.