Sondazhi për rejtingun e subjekteve politike në vend i realizuar nga ana e agjencionit M Prospect ka vërtetuar sërish superioritetin e Bashkimit Demokratik për Integrim përballë partive politike opozitare, me 7.8 % përkrahje që është më shumë se rejtingu i të gjitha partive politike shqiptare bashkë.
Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut kjo do të ishte përqindja të cilën do ta merrnin partitë politike.
VMRO-DPMNE do të fitonte 20,7%, ndërsa LSDM 14,6%, BDI 7.8%, E majta 5.2%, ASH 2.9%, Besa 2.3%, Alternativa 1.2% dhe PDSH 1.1%, sipas sondazhit të ri të agjencisë “M Prospect”.