Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka dalur të inspektojë punimet që zhvillohet në rrugën “Strazho Pinxhur” dhe në vendngjarje është përballur me mllefin e qytetarëve dhe këshilltarëve për prerjen e drunjve të vjetër dhe fidanëve të rinj në këtë rrugë.
“Reagimet e qytetarëve janë abnormale, prandaj edhe dolëm këtu. Të thirra edhe ne telefon, të paralajmërova, nuk të erdhi mirë sms-si ku të thash “Erdhën skandalet e kryetarit të ri. Do flasim me tranparencë, kemi thënë do thirremi në transparencë. Në bazë të cilit inspektor, cilit vendim, kush atë vendimin e aprovoi dhe të priten këto drunj deri te shkolla e muzikës” – ka reaguar në vendngjarje Hamdi Sulejmani, anëtar i Këshillit të Komunës së Tetovës në grupin e këshilltarëve “Më mirë për Tetovën”.
Poashtu kanë reaguar edhe qytetarë kalimtarë rastin për katastrofën e shkaktuar ekologjike nga Komuna e Tetovës e kryesuar nga Bilall Kasami.
Më poshtë video nga vendngjarja: