Përpos 280 mijë eurove të ndara për vetura, administrata e komunës së Tetovës së bashku me Bilall Kasamin për një periudhë shumë të shkurtër kanë bërë edhe harxhime të tjera milionëshe për udhëtime, të cilat në këtë kohë krize u kushtojnë “dyfish” qytetarëve të Tetovës.
Sipas informacioneve të cilat u zbuluan mbrëmë, Kasami i vetëm për udhëtime ka harxhuar diku 870 mijë denarë vetëm për udhëtime.
Ndonëse ai lavdërohet se shfrytëzon resurse personale për të shkuar në punë, në anën tjetër ai harxhon pa masë paratë e tetovarëve për udhëtim dhe askund nuk jep llogari.
Kjo nuk është e vetmja, pasi përpos Kasamit, për udhëtime shuma të majme ka harxhuar edhe kabineti po edhe abministrata e Kasamit.
Sipas informacioneve, Komuna e Tetovës ka harxhuar rreth ose më shumë se 900.000 denarë vetëm për udhëtime të kabinetit dhe administratës komunale, raporton indeks.mk
Kujtojmë, javë më parë Kasami dhe kabineti i tij qëndruan në Danimarkë dhe nuk dihet nëse këto harxhime janë tubuar nga ky udhëtim, edhe pse një gjë të tillë e mohoi Ksaami!


