Në emër të ” transparencës” në Komunën e Tetovës vazhdojnë të bëhen kontrata të reja që sipas tyre ata të ” punësuar” po shpërndahen në sektorë të ndryshëm shkruan TetovaSot.
Bilall Kasami që mori drejtimin e Tetovës para disa muajsh gjënë e parë që bëri ,zbuloi emrat e gjithë atyre që paraprakisht kishin kontrata në këtë institucion nga kryetarja e atëhershmë Teuta Arifi. Kasami nuk kishte ditë që nuk fliste për këtë cështje që ai e quante asaj kohe një keqpërdorim por njëkohësisht duke bërë një diskreditim të atyre personave, që edhe në kohën e Teuta Arifit ishin paguar për punë të caktuar .
Kasami atë kohë fliste ndryshe ndërsa tani e quan tërësisht normale këtë veprim sepse bëhet fjalë për përkrahës të partisë së tij .
Teuta Arifi iu kundërvu atë kohë duke i thënë Kasamit se ai mund të nxirrte një listë, mirëpo ajo është një diskreditim aq i madh i personave, i njerëzve të cilët për shkaqe të ndryshme kanë qenë të përkrahur nga Komuna e Tetovës, kanë pasur raste sociale dhe diskreditimi i tyre tregon edhe njëherë për atë se çfarë në fakt e udhëheq sot Komunën e Tetovës” tha Arifi.
Por me këtë ritëm kontratash të reja ,Bilall Kasami vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë si paraardhësja Teuta Arifi .
Së fundmi sipas informacioneve që vijnë nga vetë Komuna janë 14 persona që janë angazhuar me kontratë në tre mujorin e dytë .
Komuna e Tetovës informon se janë përfunduar gjithsej 14 kontrata për tremujorin e dytë të vitit aktual 2022.
Sipas Zyrës së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun, këta persona janë të angazhuar në sektorë të ndryshëm dhe një pjesë tjetër është e angazhuar në Njësinë Territoriale të Zjarrit .
Ata janë shprehur se duke iu përmbajtur transparencës maksimale me publikun dhe duke respektuar çdo detyrim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Tetovës, publikojmë Listën e të gjitha kontratave të punës të përfunduara mes individëve dhe komunës së Tetovës për tremujorin e dytë të vitit aktual 2022. Informojmë gjithashtu publikun se gjithkush i angazhuar në një kontratë pune paraqet një raport mbi punën e bërë në fund të çdo muaji thonë nga Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun.
Të përkujtojmë se më 6 prill, Komuna e Tetovës publikoi në faqen e saj një listë prej 78 kontratash të përfunduara në punën për tre muajt e parë .TetovaSot