Skandal/ Komuna e Vrapçishtit harxhon mbi 3 milionë denarë në vit për kontrata në vepër

Komuna e Vrapçishtit harxhon mbi 3 milionë denarë në vit vetëm për punësime të përkohëshme apo thënë ndryshe për kontrata në vepër të lidhura me agjensinë për punësim të përkohshëm “ESI VREMENO VRABOTUVANJE”.
Të dhënat statistikore nga platforma e finansave online “Open Finance” tregojnë qartë se Komuna e Vrapçishtit për çdo muaj lëshon mjete financiare në vlerë prej gati 300 mijë denarë, për agjensinë e lartëpërmendur, shkruan Expuls.mk

Por në të vërtetë sa janë të punësuar me kontrata në vepër nga Komuna e Vrapçishtit?

Sipas informacioneve tona jo zyrtare, bëhet fjalë për një numër të madh të punsuarve me kontrata në vepër nga Komuna e Vrapçishtit, që si e tillë Komunës i kushton mbi 3 milionë denarë në vit.

Duke marrë parasysh faktin se shteti gjendet në krizë dhe si shkak shumë nga komunat kanë marrur masa për të përballuar me krizën, me gjithë atë Komuna e Vrapçishtit sipas kryetarit Isen Shabani, nuk është në krizë por në të kundërtën ka arriturr që ti menaxhojë të gjitha të hyrat kapitale.

Por, deklaratat e kryetarit Shabani janë paksa “absurde” dhe të pabaza.
Në përllogaritje e sipër, Komuna e Vrapçishtit ka lidhur kontrata në vepër përmes ESI VREMENO VRABOTUVANJE, por edhe disa kontrata të tjera direkt nga Komuna që janë publike në Open Finance, e një gjë e tillë Komunës së Vrapçishtit i kushton mbi 50 mijë euro në vit, por sipas kryetarit Shabani, Komuna nuk është në krizë dhe përveç kësaj borxhi i Komunës është ulur sipas tij.

Nga ana tjetër nuk dihet ende nëse borxhi i komunës është rritur apo zvogëluar, pasiqë Komuna e Vrapçishtit trashëgoi një borxh prej 2 milionë euro, por sipas kryetarit Shabani ky borxh është ulur. Me gjithë atë borxhi total i Komunës së Vrapçishtit nuk është bërë ende publike.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet