Sot, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, Tatjana Markovska nga Zyra e Bankave botërore dhe drejtorin e Drejtorisë së Doganave, Stefan Bogoev, e vizituam Qendrën kujdestare doganore dhe Pikën kufitare Dojran për të inspektuar zbatimin e projektit.
Sistemi i ri për video-mbikëqyrje dhe detektimin e targave tashmë është vendosur në vendkalimet kufitare Dojran, Shën Naum, Tabanoc, stacioni hekurudhor Gjevgjeli, dhe në Aeroportin e Ohrit, ndërsa së shpejti do të vendoset edhe në 14 pikat tjera kufitare në të gjithë territorin e vendit.
Informacioni nga sistemi do të ruhet në një depo të dhënash dhe i njejti do të përdoret për analiza të avancuara të të dhënave, për analizën e rrezikut, si dhe për hetimet e kryera nga Drejtoria me qëllim luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.


