Si e nisi, e bitisi mandatin e suksesshëm: Talat Xhaferi me raport pune në nivel monografik!

Sot kryetari Kuvendit, Talat Xhafari, në fund të mandatit të kryetarit të Kuvendit ,në një brifing rasti, ua shpërndau gazetarëve raportin për mandatin e tij katërvjeçar. Por, ai nuk është një raport i rëndomtë i shkruar në letër për ta shqyrtuar kolegët e tij deputetë, por është më shumë se aq: një monografi me plot kuptimin e fjalës!

Sepse, është fjala për botim libresk në 256 faqe dhe me qindra fotografi që kapin të gjitha aktivitetet e kryetarit të Kuvendit që nga gushti 2020 e deri në janar të këtij viti, kur e dorëzon mandatin, për të marrë një detyrë të re me përgjegjësi të lartë, atë të kryeministrit.

Raporti monografik në tri gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht, mban autorësinë e shërbimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është i ndarë në këta kapituj: Biografia e Talat Xhaferit, Hyrje, “Top 100 në dy mandate”, “Aktivitetet e jashtme politike bilaterale…”, “Aktivitetet e jashtme politike multilaterale”, “Aktivitete tjera…”, dhe “Mandati në numra”.

Botimi me të dhëna të mbledhura në mënyrë pedante ndër vite, është i cilësisë së lartë grafike, që në veçanti e bëjnë tërheqës fotografitë në ngjyra nga takimet, vizitat dhe aktivitetet tjera të Kryetarit të Kuvendit, e ndër to, gjithsesi, si fakt dhe si dëshmi edhe përmes fotografive, është edhe vizita Kievit në vlugun më të madh të agresionit rus në Ukrainë, duke qenë burrështetasi i parë që e bëri këtë.

Kur jemi te ky botim, që të mos mbetet pa ndonjë vërejtje, e konsiderojmë si lëshim që nën fotografitë që kanë vlerë dokumentare, mungojnë shënimet plotësuese, që do të mbeteshin si dëshmi për ngjarjet dhe personalitet.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet