U shty dëgjimi i drejtorit të Agjencisë për siguri kombëtare, Viktor Dimovski, që u caktua në komisionin kuvendor për mbikëqyrjen e punës së ASK-së. Seanca u caktua me kërkesë të Dimovskit për të referuar se si Agjencia ka dhënë mendim pozitiv për Oleksandar Onishçenko për të marrë shtetësi ndërsa i njëjti kërkohet me fletarrest ndërkombëtar dhe është në listën e zeze të SHBA-ve.
Dimovski paraprakisht e ka njoftuar kryetarin e Komisionit, Lupço Prenxhov se për shkak të detyrave pune është në Bruksel dhe nuk mund të marrë pjesë dhe ka kërkuar që seanca të mbahet të premten. “Kjo është mungesë serioze e sistemit të sigurisë për të cilin ne si deputetë në këtë komision kemi përgjegjësi të madhe. Unë edhe dje thashë dhe do të përsëris se mendoj se çdo i dyti hajdut dhe kriminel tashmë ka pasaportë të Maqedonisë”.