Shpërthimi në Stamboll/ MPJ e RMV-së publikon numrat e telefonit për qytetarët e vendit që kanë nevojë për ndihmë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se e ndjek situatën pas shpërthimit të fundit në Stamboll.

“Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence. Ju njoftojmë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar nga ana jonë që kanë kërkuar ndihmë”, thonë nga MPJ e RMV-së.

Në të njëjtën kohë, nga MPJ bëjnë me dije se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit:

+905456149777 në Stamboll dhe
+38975273732 në Shkup.

Ndryshe, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të para, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll, arsyet e të cilit ende mbeten të paqarta.

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Presidenti turk Erdogan tha se të dhënat e para flasin për 6 të vdekur dhe 53 të lënduar, duke shtuar se të lënduarit janë duke u trajtuar.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet