Ishte planifikuar të mbahej më 15 dhe 16 mars, në Shkup ose Ohër, por takimi që pritej të mbahet në Maqedoninë e Veriut në kuadër të procesit të “Open Ballkan” është anuluar.
Burime të sigurta të indeks.mk gjithashtu e konfirmojnë informacionin dhe thonë se takimi i paracaktuar mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë tashmë është gati për tu anuluar.
Situata në Ukraine dhe agresioni rus, por edhe qëndrimi kontestues serb në këtë konflikt mund të janë arsyet kryesore për këtë vendim.
Kovaçevski, Vuqiç dhe Rama pritej të mbajnë takimin e parë të formatit Open Balkan pas ikjes së ish Kryeministrit Zoran Zaev.
Ndryshe, takime të këtij niveli paraprakisht janë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.