Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, për 3 javë me radhë ka sensibiluzuar opinionin publik për mungesën e nxemjes në institucionet shkollore në komunën e Gostivarit. Duke reaguar ndaj deklaratës sonë, Kryetari i komunës së Gostivarit deklaroi që: “Nëpër shkolla aktualisht ka nxemje dhe e njejta do të lëshohet kur temperaturat të bien”. Ishte një deklaratë spekulative nga ana e tij, dhe reagimi jonë ishte i drejtë kur tham që Taravari devijo nga problematika, duke dhënë arsyetime jo të qëndrueshme. BDI dega në Gostivar, edhe në denoncimin fillestar potencoi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kryer obligimet financare përmes bllok dotacioneve por se pushteti lokal nuk është i aftë të realizon procedurën tenderike në afatet e parapara.
Pohimet tona dolën plotësisht të sakta. Komuna e Gostivarit 17 ditë pasi filloi sezoni i ngrohjes, ka shpallur thirrjen për furnizim të lëndëve djegëse.
Në Byronë për furnizime publike qëndron shpallja me numër 17201/2022 e datës 1 Nëtor – 2022 e bërë nga komuna e Gostivarit rreth furnizimit me lëndë djegëse për objektet shkollore dhe adminstratën e komunës së Gostivarit. Ky fakt tregonë qartë që Taravari manipuloi me opinionin publik kur tha që nëpër objektet shkollore ka lëndë djegëse dhe se nxemja do të lëshohet kur temperaturat të bien. E vërteta është se komuna nuk ka shpallur thirrjen për funrizim publik dhe as shkollat s’kanë pasur lëndë djegëse. U desht që tre javë me radhë të reagojmë që drejtuesit e komunës të fillojnë procedurën e tenderimit, një procedurë e vonuar për më shumë se dy / tre muaj.

Pushteti Lokal, obligohet që nga 15 tetori deri 15 prill të vitit të adhshëm të mundëson sezonin e ngrohjes në objektet shkollore, me atë që paraprakisht të ketë realizuar procedurën e furnizimit me lëndë djegëse. Sipas dinamikës dhe kohëmarrjes së procedurës për furnizim publik, objektet shkollore pritet të furnizohen me lëndë djegëse nga fundi i muajt nëntor apo fillimi i muajt dhjetor, një vonesë gati 2 mujore që vijnë si pasojë e neglizhencës së udhëheqjes aktuale të pushtetit lokal në Gostivar.
Papërgjegjshmërinë e tyre institucionale, po e paguajnë nxënësit dhe mësimdhënësit të cilëve u është e garantuar me ligj sezoni i ngrohjes nga data 15 tetor i viti rrjedhës deri me 15 prill të vitit të vijues. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mjetet financiare për sezonin e ngrohjes, ndërsa pushteti lokal në Gostivar tërheq 2 nga 6 muajt e paracaktuara të sezonit të ngrohjes. Ku dhe si do të alokohen mjetet financiare nga bllog dotacionet për këtë qëllim, do të duhet të përgjigjet kryetari i komunës, ashtu sikurse edhe për transportin e nxënësve që u vonua për gati 1 muaj nga fillimi i vitit shkollor. Skenari i njejtë, bllok dotacionet arrijnë në buxhetin e komunës ndërsa komuna mundohet në maksimum të shkurton shërbimet ndaj nxënësve dhe shkollave. Zvarritjet e tilla që rezulltojnë të qëllimshme, siç duket ndërlidhen me skema të dyshimta të keqpërdorimit të mjeteve financiare nga drejuesit e pushtetit lokal.


