Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” hap nesër dyert për të rinjtë e vendit

Me rastin e përvjetorit të sivjetshëm të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, nën organizimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive nga nesër (10 Gusht 2022) deri të premten (12 Gusht 2022) në Mavrovë do të fillojë Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”.

Në thirrjen e publikuar të organizatorit kanë aplikuar mbi 70 të rinj dhe të reja që do të kenë mundësi të pajisen me njohuri dhe shkathtësi të reja rreth tematikave të menaxhimit të konflikteve, paqebërjes, demokracisë konsensuale, kohezionit social, perspektivës së integrimit që u etabluan në zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së mirë.

Ligjërues në sesionet e trajnimit do të jenë personalitete të shquara të botës akademike si:
– Arben Çejku – Drejtori i Albanian Centre for Good Governance, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe anëtar i Bordit Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptar
– Vedije Retkoceri – Profesor universitar në UEJL
– Gordan Georgievski – Profesor universitar dhe ish deputet
– Jusuf Zejneli – Profesor universitar në Universitetin e Tetovës
– Rizvan Sulejmani – Profesor universitar dhe ish deputet
– Robert Allagjozovski – ish ministër dhe koordinator nacional për interkulturalizëm
– Xhelal Hoxhiq – Zëvendës Drejtor i Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive më të vogla etnike.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet