Shkodran Tolaj në takim pune me drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Abigeila Voshtina

Sot në Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit popullor në Tiranë, drejtori i Ansamblit shqiptar Shkodran Tolaj zhvilloi një takim pune me drejtoreshën e këtij institucioni Abigeila Voshtina!

“Në frymë pozitiviteti e bashkëpunimi folën për nevojat e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndër-institucional të domosdoshëm në mes dy ansambleve tona! Bashkërisht këmbyen ide të realizimit të projekteve të përbashkëta në një të ardhme shumë të afërt! Drejtoresha Voshtina përgëzoi drejtorin Tolaj për punën dhe sukseset e njëpasnjëshme duke i premtuar mbështetje të parezervë në nevojat profesionale të ansamblit shqiptar në RMV! Drejtori Tolaj e falemnderoj për mikëpritjen dhe i dëshiroi shumë suksese në punë! Bashkërisht potencuan se kordinimi i përbashkët i ansambleve shtetërore në aktivitete të rëndësishme kombëtare duhet të jetë prioritet i tyre si drejtues institucionesh!”, thuhet në njoftimim e Ansamblit shqiptar në Shkup.