Dorëheqja e Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët, po edhe lajmet se pas tij pozitën e kryetarit do ta merr Arben Taravari ka dëshpëruar vet aktivistët e Aleancës për Shqiptarët të cilët veç më kanë filluar të largohen nga partia që deri dje kanë mbështetur.
Blertim Istrefi është njëri nga aktivistët e zjarrtë që ka paralajmëruar se prej dje ka filluar veç më shkatërrimi i Aleancës për Shqiptarët, raporton indeks.mk
“Unë Blertim Istrefi si aktivist i zjarrte i ASH nuk do merrem më me aktivitete politike dhe nuk do mbështes njerëzit te cilët u goditen pas shpine”, ka shkruar mes tjerash, Istrefi.



