Shiu “vërshon” dhe bllokon Tetovën, Kasami shijon “pushimet” në Turqi

Shtëpi dhe lagje të tëra të vërshuara nga uji, rrugët e bllokuara dhe të palëvizshme nuk janë arsye serioze që bindin kreun e Komunës së Tetovës të ndërpresë pushimet dhe sa më parë të kthehet në Tetovë të bashkëndjejë dhe ndihmojë qytetarët e vet të cilët sonte pësuan dëme nga rrebeshi i shiut që sonte kaploi rajonin e Pollogut, shumë vendbanime nga rrethina e Tetovës kanë ngelur me pasoja.

Informacionet nga tereni thonë se vërshime ka pasur në Reçicë të Vogël megjithëse dëme dhe bllokada të rrugëve ka pasur në të gjithë Tetovën.

Por, për kreun e Komunës kjo nuk përbën kurrfarë problemi sepse ai së bashku me mikun e tij, ish zëvendës ministrin e kulturës, Sedat Sulejmani janë duke shijuar pushimet në Turqi derisa popullata e Tetovës vuan pasojat e “pushimeve” të Kasamit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet