Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë 30-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tuneli” është arrestuar në Gjirokastër 30-vjeçari me iniciale F.G, i cili shishte kokainë në doza.

Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 Lekë të rinj dhe 80 Euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet