Shikuesit e “Britain’s Got Talent” mbeten ‘të traumatizuar’ dhe gjyqtarët e jurisë në panik pasi një burrë gati u mbyt gjatë audicioneve

Shikuesit e “Britain’s Got Talent” mbetën të mbërthyer pas ekraneve të tyre pasi një burrë për pak u mbyt në emisionin e së shtunës.

Programi hit i kanalit ITV në Angli, i la fansat ‘të traumatizuar’ pasi eskapologu Andrew Basso doli në skenë për të kryer një akt të tmerrshëm, shkruan DailyMail.

36-vjeçari u përpoq të argëtonte fansat duke u ngjitur në një qeli torture uji, së cilës iu desh t’i shpëtonte duke hequr një bravë ndërsa ishte i lidhur me pranga dhe me kokë poshtë në kutinë e xhamit.

Andrew u shpjegoi gjyqtarëve, Simon Cowell, 62 vjeç, Amanda Holden, 51 vjeçe, Alesha Dixon, 43 vjeçe dhe David Walliams, 50 vjeç, se Harry Houdini e kishte përshkruar aktin, i cili përfaqësonte ‘kulmin e krijimit të tij’ si ‘më të rrezikshmin dhe të vështirin’.

Ai iu tha gjyqtarëve të spektaklit: “Do të shpëtoj për dy minuta”.

“Më gjatë dhe nuk mund të dal gjallë. Unë jam duke rrezikuar jetën time”, tha tutje Basso.

Ora filloi të numëronte mbrapsht dhe tensionet ishin të larta teksa muzika dramatike luhej në sfond.

Publiku filloi të shqetësohej kur eskapologu u përpoq furishëm të fuste çelësin në bravë për të shpëtuar.

Alesha pyeti: “A është kjo pjesë e aktit”?

Davidi u përgjigj: “Nuk e di”.

Publiku ishte i heshtur ndërsa Andrew shikonte përreth me një vështrim të stresuar në fytyrën e tij, ndërsa minutat kalonin dhe arriti të shtyjë dhe të shpëtojë nga kutia.

Të katër gjyqtarët dhe publiku e duartrokitën në këmbë, ndërsa shikuesit në shtëpi mbetën të tronditur.

Fansa të shumtë shprehën habinë e tyre në Twitter, me disa shkrime ku thonin se ata kishin mbetur ‘të traumatizuar’ dhe të detyruar të mbanin një ‘jastëk mbi fytyrën e tyre’. /Telegrafi/