Shënimi i Ditës së Komandës për trajnim dhe doktrina

Në kazermën “Alekso Demnievski Bauman” në Veles, në kuadër të aktiviteteve me rastin e jublileut 30-vjeçar të Armatës, me solemnitet ushtarak do të shënohet dita e Komandës për trajnim dhe doktrina (KOD).Në solemnitetin ushtarak, siç kumtuan nga Shtatmadhoria e Armatës, do të marrin pjesë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani, përfaqësues të Kabinetit të shefit të shtetit, zëvendës-shefi dhe drejtori i Shtatmadhorisë, komandanti i komandove dhe njësiteve, gjeneralët në Armatë, ish-komandantë të njësitit dhe mysafirë të tjerë.

Para pjesëtarëve të komandës fjalim do të kenë ministrja Petrovska, shefi i Shtatmadhorisë, Gjurçinovski dhe zëvendësi i komandantit të KOD, nënkolonel Stojançe Todorov.

“Në pajtim me programin do të ndahen masa stimuluese dhe shpërblime për pjesëtarë të komandës, pllaketa për ish-komandantë, organizata dhe ekipe të cilat kanë marrë pjesë në ndeshjet e organizuara me rastin e ditës së njësitit. Më pas do të ndahen edhe mirënjohje për vendin e parë në konkursin e artit figurativ dhe konkursin për poemën më të mirë në bashkëpunim me shkollat fillore “Vasill Gllavinov” dhe “Cirili dhe Metodi”, thuhet në kumtesë.Komanda për operacione e shënon 15 prillin, si datë kur para tridhjetë vitesh në radhët e Armatës filluan të mbërrijnë rekrutët e parë të shërbimit ushtarak.

Solemniteti ushtarak, si një prej aktiviteteve të organizuara me rastin e 30-vjetorit të formimit të Armatës i kushtohet pranimit të rekrutëve të rinj dhe fillimit të zbatimit të trajnimit sipas të cilës janë plotësuar njësitet kufitare dhe të tjera me rëndësi vitale me çka filloi funksionimi i plotë i Armatës.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet