Një skiator humbi jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën nga një tornado në Teksas, 9 mijë fluturime janë anuluar
Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trupi i një skiatori u gjet në një zonë skijimi i cili mendohet se ka humbur jetën për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Moti ekstrem ka përfshirë gjithashtu edhe Dakotën e Veriut ku trashësia e dëborës ka arritur në 61 cm. Stuhia është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme deri në 97 km/h. Meteorologët paralajmëruan se temperaturat mund të bien deri në minus 29 gradë Celsius në të gjithë rajonin.
Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar tornado në jug të SHBA-së. Stuhia plagosi disa persona në Teksas dhe ka dëmtuar ndërtesa. Rreth 9,000 fluturime në SHBA u anuluan pasi dëbora e bëri të pamundur nisjen e avionëve. Moti i keq gjithashtu ka mbyllur rrugët në disa shtete perëndimore. Autoritetet kanë bërë thirrje njerëzve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Montana lindore, Ëyoming, Dakota e Jugut dhe Nebraska janë katër shtetet të cilat janë nën alarmin e kuq për shkak të stuhisë. Më shumë se 20 milionë njerëz janë nën paralajmërime për mot të keq. Stuhia është përhapur edhe në Kanada, me borë të dendur dhe erëra të forta që kanë goditur rajonet jugore të vendit, duke përfshirë provincat e Saskatcheëan dhe Manitoba.
Moti ekstrem pritet të vazhdojë gjatë pjesës më të madhe të kësaj jave, duke u zhvendosur në pjesën qëndrove të SHBA-së.


