Shaqiri: Si votuan deputetet e vlenit programin qeveritar ku eshte edhe balenceri?

Jeton Shaqiri – ish ministri i arsimit dhe shkencës nga qeveria e kaluar shkruan:

gënjeshtrat sotme të koordinuara mes VMRO, ministrit të Maksim Dimitrievskit në njërën anë dhe VLEN në anën tjetër lidhur me balancuesin, askush nuk i beson.

Më e keqja dhe më shokuesja dje, nuk ishte vetëm heqja e mekanizmit të balancuesit – por fakti i rrënimit të vetë kushtetutshmërisë së elementit etnik, me çka, në mënyrë zinxhirore, do të ketë pasoja në zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit, rrënimin e kushtetutës së vendit.

Pyes VLEN, pse në programin qeveritar të vitit 2024 në faqe 32 qëndron heqja e balancuesit, ndërsa nuk ka asnjë mekanizëm, apo ligj, i cili të njëjtin do të zëvendësoje?

Këtë tradhti populli shqiptar nuk do e fal!

Linkin ku mund të shihet programi qeveritar:

https://360stepeni.mk/wp-content/uploads/2024/06/Dokument-Predlog-programa-za-rabota-na-Vladata_2_240618_195329-1-1-1.pdf

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet