Shaqiri: Rritje të pagave do të ketë, duhet mirëkuptim, më shumë se 35 shkolla s’kanë mbajtur grevë!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në një prononcim për indeks.mk ka folur për grevën të cilën sot tashmë e kanë filluar mësimdhënësit.

Shaqiri thotë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e hapur për marrëveshje me mësimdhënësit dhe shton se greva për mësimdhënësit duhet të jetë opsioni i fundit.

Ministri Shaqiri deklaron se rritje të pagës do të ketë, por duhet pasur parasysh edhe faktin se vendi sapo doli nga kriza shëndetësore dhe e ka në derë krizën ekonomike.

Shton se rritje të pagave për mësimdhënësit ka pasur në vazhdimësi në vitet me të cilat me ministrinë kanë udhëhequr ministrat e BDI-së.

Thotë se rritja e menjëhershme e pagave për mësimdhënësit do të ngjallte inflacion të ri.

Mëtutje ai sqaron se ka edhe shkolla të cilat nuk e kanë dëgjuar Sindikatën e Arsimit dhe Shkencës për të bërë grevë.

Deklaroi se më shumë se 35 shkolla në nivel republikan nuk kanë mbajtur grevë, ose kanë mbajtur grevë “të pjesëshme”./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet