Shaqiri: Po fillojmë me rikonstruksionin e gjithsej tetë shkollave fillore

MASH ka marrë iniciativën për t’i rikonstruuar tetë shkolla fillore, përmirësimin e kushteve që nxënësit ta fillojnë vitin e ri shkollor në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në periudhën e ardhshme do të punojë me përkushtim për përmirësimin e kushteve që të rinjtë të arsimohen në të njëjtën mënyrë si të rinjtë e tjerë në mbarë botën”, është shprehur ministri Shaqiri.
MASH vazhdon punën me përkushtim të madh dhe pa u lodhur, ka thënë mes tjerash ministri Shaqiri.
“Do të rikonstruohen shkollat fillore “Diturija” në Saraj, “Bashkim Vëllazërim” në Dibër (Penestia), “Jashar Bej Shkupi” në komunën e Çairit në Shkup, “Goce Dellçev” në Strumicë Veljushtë, “Strasho Pinxhur” në fshatin Josifovo në Valandovë, më tej shkolla fillore në Çegranë të Gostivarit “Përparimi”, “Sabedin Bajrami”, fshati Kamenjan në Komunën e Bogovinës dhe “11 Tetori” në Kumanovë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës pa u lodhur vazhdon punën për përmirësimin e sistemit arsimor, sepse vendi ynë meriton arsim cilësor dhe të rinj të kënaqur”, ka thënë Shaqiri.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet