Shaqiri në takim me Helvetas, OJQ-në nga Zvicra që ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional

Arsimi i mesëm profesional në Maqedoninë e Veriut po vlerësohet më shumë nga të rinjtë çdo vit, të cilët gjithnjë e më shpesh zgjedhin të arsimohen në profesione specifike që kërkohen në tregun e punës, pra u mundësojnë punësim të shpejtë dhe paga të mira menjëherë pas përfundimit të procesit arsimor, dhe në të njëjtën kohë njohuritë që marin aty janë bazë e mirë për zhvillim të mëtejshëm akademik.

 

Kështu u konkludua në takimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me përfaqësuesit e OJQ-së zvicerane Helvetas, që prej 4 vitesh është partnere e Ministrisë së arsimit dhe shkencës në përpjekjet për zhvillimin dhe promovimin e arsimit të mesëm profesional si arsim deficitar në vend.

 

Shaqiri shprehu mirënjohje deri te udhëheqësia e Helvetas për mbështetjen e madhe logjistike dhe financiare për realizimin e projektit “Arsimim për punësim në Maqedoninë e Veriut – E4E” përmes të cilit realizohet dialogu “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” ndërmjet MASH-it, komunitetit të biznesit, komunave, dhe shkollave të mesme profesionale, për të përcaktuar së bashku nevojat për hapjen e profesioneve dhe profileve të reja të nevojshme në nivel lokal, hartimin e kurrikulave dhe përfshirjen e kompanive në trajnimin praktik të nxënësve të shkollave të mesme profesionale.

 

Dialogu ka qënë jashtëzakonisht efektiv deri më tani. Viti i kaluar mundësoi hapjen e gjithsej 97 paraleleve duale në 46 shkolla të mesme profesionale, në bashkëpunim me mbi 200 kompani.

 

Përfaqësuesit e Helvetas konfirmuan se në të ardhmen do të ofrojnë mbështetje përmes projektit “E4E”, me qëllim sinkronizimin e arsimit me tregun e punës, si kusht themelor për progresin ekonomik të vendit.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet