Duke folur për marrjen e kompetencave nga ana e MASH për komunën e Tetovës, Jeton Shaqiri ministër i Arsimit ka thënë se kreut të Tetovës i janë marrë kompetencat për shkak se i njëjti shkeli rregullat dhe ligjin.
Ai tha se procesverbalet kanë vërtetuar se Kasami shkarkoi në mënyrë të parregullt drejtoreshën e gjimnazit të Tetovës.
“Procesverbalet kanë vërtetuar që ai nuk i ka respektuar ligjet. Ka disa drejtori në Tetovë që kanë dhënë dorëheqje, por aty s’kishte gjëra të tilla, jo vetëm kjo drejtoreshë është ajo që është ndërruar”, tha Shaqiri.