Shaqiri: Gjendja e shkollave është përmirësuar, por kemi ende punë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në prononcimin e tij në Alsat-M në emisionin 200 tha se për shtatë muaj sa është në krye të Ministrisë së Arsimit ka pasur rritje të investimeve kapitale. Ai tha se shumë shkolla ka kushte të mira dhe ka shkolla që është përmirësuar gjendja.
Megjithatë, ai e pranoi se ka punë ende për tu bërë, por shtoi se në këtë aspekt duhet të ketë bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe atij qëndrorë.

“Përkushtimin të cilin e kam pasur mund të konstatoj që ka pasur përmirësime. Ka shkolla që përmbushin kushtet, por edhe ka të tilla që duhet punuar që të rregullohen. Por duhet të ketë bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe qëndrorë. Të dy pushtetet duhet të jenë të bashkuara dhe të mos dallojnë për punën e arsimit”, tha Shaqiri

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet