Në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, aktualisht janë mbi 3.700 trupa nga 27 shtete të botës.
Por, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje NATO-s që të rrisë numrin e f orcave paqeruajtëse në Kosovë, pas t ensioneve të fundit me Serbinë.
“Një rritje substanciale e ushtarëve të NATO-s dhe pajisjeve ushtarake në shtetin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, kishte thënë Kurti për gazetën gjermane, Die Welte.
Profesori Muahmet Kelmendi ka thënë se veriu është një çështje e pa zgjidhur, madje profesori thotë se nëse nuk e ripushton Serbia Kosovën, gjithqysh synon ta ndajë atë.
Pro, ai tregon dy rrugë të cilat i ka Kosova.
“Veriu është një çështje e pa zgjidhur.
Komunat me shumicë serbe në veri dhe brenda në Kosovë janë vende nga Serbia do të krijon çerdhe shovenonacionaliste serbe, në mënyrë që Kosova të mos stabilizohet dhe të realizon ripushtimin e vendit. Fakti se Kosova në Kushtetutën serbe s anksionohet si territor i shtetit serb, sikundër edhe në politike, nga përkufizohet Kosova si krahinë e jugut të Serbisë, me emërtimin Kosovo i Metohija, tregon synimin ripushtues. Politika në Beograd nuk ka hequr dorë nga Kosova. Nëse nuk e ripushton, atëherë synon Beogradi të ndaj e të c opëton Kosovën.
Këtë pikësynim e ka Serbia. Në këtë gjendje dy rrugë ka Kosova:
1. Forcimin e ushtrisë së vet me njerëz dhe me mjete l uftarake moderne, nga mundet vetëm për vetëm të mbroj Republikën.
Këtu lypset të rritet numri i ushtarëve, jo në 4 mijë a 5 mijë veta, por në 25 mijë ushtarë të rregulltë, veç të rezervës që kërkohet të jetë mbi 10 mijë veta. Veç kësaj, lypset të nxirret ligji mbi shërbimin ushtarak prej 1 viti.
2. Rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it, sidomos atyre amerikanë, anglezë e gjermanë, ndikon në ruajtjen e sovraniteti dhe të tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij, në veri priten veprime kriminale, e aksione të ndryshme.
Në fund, thotë se Serbia ndalet vetëm më f orcën e armëve, andaj duhet edhe të shtohet numri i ushtarëve në Kosovë.


