Një marrëveshje e arritur mes Serbisë dhe Kosovës, në lidhje me heqjen e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektove, u komentua me të madhe nga liderë botëror e vendor.
Sikurse thuajse çdo proces që kanë kaluar këto dy shtete, edhe kjo arritje kishte dy anët e monedhës, edhe kritika të mira, por, edhe ato negative.
E, nuk janë të rralla as rastet kur kjo marrëveshje të merret si meritë personale, e personazhe të caktuara politike, shkruan Syri Kosova.
Nga ana tjetër, nuk po mungojnë as rastet që marrëveshja të jetë mjet për të sulmuar politikanët kundërshtar.
Kjo gjë po vërehet edhe të politikanët shqiptarë, ashtu edhe serb.
Te shqiptarët, janë ata nga PDK, që po e ‘sulmojnë’ Kurtin, pasi, suksesin e marrëveshjes po ia atribuojnë Thaçit.
Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Kurti po gëzohet marrëveshjeve të Hashim Thaçit.
“Hashim Thaçi është pakrahasimisht përpara politikanëve si Albin Kurti, pa vizion dhe që nuk i njeh historia për asgjë. Sot Albin Kurti dhe Vetëvendosje po gëzohen shumë që po arrijnë t’i zbatojnë marrëveshjet e Hashim Thaçit. Ky nuk është sukses, por mjerim për Kosovën dhe vitet e humbura për shkak të një njeriu – Albin Kurtit. Për një dekadë i ka mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës duke iu thënë se në Bruksel po nënshkruhen akte tradhtie kundër Republikës së Kosovës. Kurse sot krenohet duke thënë se asnjë pikë dhe asnjë presje nuk ua heq marrëveshjeve të Hashim Thaçit”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Marrëveshja e sotme s’ia ka mbushur syrin as liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.
Ai reagoi duke thënë se duhet marrëveshje përfundimtare e jo veç e veç, pasi kjo është në të mirë të Serbisë.
“Marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të blerë kohë e për ta vonuar Kosovën. Interesi shtetëror, nacional e qytetar i Kosovës është marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa ndihmën e të cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit”, tha ai.
Nga ana tjetër, jo vetëm politkanët po e shfrytëzojnë rastin që ta kritikojnë e sulmojnë Kurtin.
Një rikujtim për kryeministrin e ka pasur edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili e pyeti Kurtin se a i kujtohet kur për këtë marrëveshje para disa vitesh e quajti tradhtar Hashim Thaçin.
“Kur eshte nenshkru marrveshja ne 2011, Kurti e ka qujt Thaçin tradhetar. Sot qe Kurti arriti ta zbatoje ate, po quhet hero. Ne ditet e sotme, kriteret se kush eshte hero e kush tradhetar i cakton 45 perqindrshi i analfabeteve funksional, sic i quante Kurti gjysmen e popullesise”, deklaroi Kajtazi.
Mirëpo, jo vetëm politikanët shqiptarë po bëhen ‘copa’ mes vete.
Njëjtë kanë vepruar edhe ata serbë.
Petkoviq tha se kjo marrëveshje ka ruajtur letërnjoftimin serb, por, kjo deklaratë e tij u kundërshtua nga Politikanja serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, shkruan Syri Kosova.
Ajo tha se letërnjoftimet e Serbisë në Kosovë i garanton Ahtisari.
“Mos u lavdëroni me meritat e njerëzve të tjerë@PetkovicPetar. Të drejtën e dokumenteve serbe për serbët në Kosovë ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, por jo@avucic. Mos e gënjeni këtë popull dhe mos e nxisni debatin tuaj diplomatik”, shkroi ajo.
Nga ana tjetër, komentet për marrëveshjen po vijnë edhe nga liderët tjerë politikë.


