Senati Amerikan miratoi një rezolutë në mbështetje të Ukrainës

Senati Amerikan miratoi një rezolutë e cila mbështet pavarësinë e Ukrainës dhe paralajmëron mundësinë e agresionit ushtarak rus kundër atij vendi fqinj.

Vendimi i Senatit erdhi pasi presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara kishin marrë “të gjitha sinjalet” se do të kishte një sulm të mundshëm rus në Ukrainë brenda disa ditësh.

Rezoluta e senatorit, e cila nuk ka fuqinë e ligjit, është miratuar njëzëri dhe pa kundërshtime, raporton ap.

“Ky Kongres është i bashkuar në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës”, tha senatori Rob Portman, duke paraqitur rezolutën së bashku me senatoren demokrate Gina Shahin nga New Hampshire.

Senatorët u përmbajtën nga miratimi i një ligji që do të sanksiononte Rusinë, duke iu përmbajtur strategjisë së Shtëpisë së Bardhë për të zbutur krizën.

Senatorët thanë se administrata Biden mund të vendosë sanksione vetë, pavarësisht nga veprimi i Kongresit.

Ndryshe, Rusia ka dislokuar mbi 130 mijë persona në kufirin me Ukrainën ndërsa separatistët rusë gjatë ditës së djeshme kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në Luhanski. /Telegrafi/