Selami takon Ambasadorin Qehaja, i premton bashkëpunim dhe përkrahje maksimale

Zëvendës drejtori i të Ardhurave Publike, Abdulselam Selami ka takuar sot Ambasadorin e posazgjedhur të Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, raporton indeks.mk

Selami ka thënë se Qehajës përpos shëndetit i ka uruar edhe shumë suksese në misionin e ri në Shkup dhe i ka premtuar përkrahje maksimale në kuadër të kompetencave dhe mundësive.

“Mikëpritje e ngrohtë dhe vëllazërore e Ambasadorit të porsazgjedhur të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Florian Qehaja. Ambasadorit Qehaja i urova postin e ri, duke i uruar shëndet të mirë dhe suksese në misionin e tij në Shkup, duke potencuar në bashkëpunim të sinqertë dhe përkrahje maksimale në kuadër të ingerencave dhe mundësive që kemi!”, ka shkruar Selami./indeks.mk/

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet