Zëvendës drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Abdulselam Selami nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se me pakon e re të masave anti-krizë janë siguruar plotë 18 milion euro të cilat sipas Selamit do të ndahen për shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-ja ime.
“Me pakon e re të masave të antikrizës, janë siguruar 18 milion euro shtesë në buxhet, për kthimin e mjeteve tek qytetarët shfrytëzues të TVSH-JA IME!”, ka shkruar Selami./indeks.mk/


