Sela: Maqedonia e Veriut nuk ka tjetër opsion pos BE-së, do ta shqyrtojmë propozimin francez

Besoj se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë në rrugën e eurointegrimeve dhe opsioni tjetër për ne si shtet nuk duhet të ekzistojë. Nuk ka dyshim dhe mendoj se ASH është e qartë në këto linja, deklaroi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas takimit të sotëm në Shkup me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, duke theksuar se do ta shqyrtojnë propozimin francez pas së cilës do të dalin me qëndrim.

Sela, theksoi se Aleanca për Shqiptarët edhe para se ky propozim të jetë përfundimtar, kanë pasur qëndrim në lidhje me kontestin me Bullgarinë.

“Qëndrimi ynë është i qartë se kjo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet duke filluar nga më elementari, nëse tashmë ka një problem mes fqinjëve, fqinjët duhet të fillojnë të njohin njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, para Samitit të BE-së, unë si kryetar i partisë deklarova se nuk bëhet fjalë vetëm për pranimin ose jo të propozimit francez, por ka të bëjë me vazhdimin ose jo në rrugën e integrimit evropian dhe mendoj se kjo duhet të jetë qasja e faktorëve politik”, deklaroi Sela.

Në lidhje me këtë, theksoi Sela është edhe qëndrimi i ASH-së për “Ballkanin e Hapur” gjegjësisht se nuk duhet të krijojmë alternativa për BE-në dhe rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë anëtarësimi në BE.

“E vetmja rrugë duhet të jetë BE sa më shpejtë. Normalisht që kjo rrugë shkon përmes bisedimeve, përmes marrëveshjeve të cilat duhet të arrihen me vendet e BE-së. Nuk ka dyshim dhe mendoj se ASH është e qartë në këto linja”, deklaroi Sela.

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, sipas Selës, ka vlerë gjeostrategjike dhe politikanët duhet më shumë të mendojnë për stabilitetin e rajonit, ndërsa më pak për marrjen e pikëve politike.

“Nuk kemi kurrfarë dyshimi, ne si parti politike mund të pranojmë një propozim të tillë dhe ky është qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Sela.

Marketing

spot_img

Të gjithë lajmet