Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kumtuar një dorëheqjen e parevokueshme pas rezultateve jo të favorshme të dala në Tetovë.
Sela dha dorëheqjen të parevokueshme dhe tha se nuk do të kandidohet më për të parin e ASH-së duke i hapur rrugën Taravarit që të marrë partinë dhe të forcojë lidhjen me VMRO-në dhe Levicën për të cilin Taravari flijoi edhe vet kryetarin e ASH-së.
Sipas të gjitha gjasave, Taravari e bëri kurban kreun e ASH-së, Ziadin Sela me të vetmin qëllim forcimin e lidhjeve me VMRO-në dhe Levicën të cilët ishin publikisht kundër integrimit të RMV-së në NATO dhe BE.


